30 mijë € investim, Ballkani blen ish-mesfushorin e Tiranës

Ballkani po përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Champions League, ku do të ndeshet me Ludogorets (Bullgari) që në turin e parë.

Me skuadrën e Ilir Dajës, së cilës do t’i bashkohet dhe një tjetër lojtar cilësor.

Burimet të sigurta bëjnë me dije se Vesel Limaj do të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i kampionëve të Kosovës. Mesfushori, cili u shpall kampion me Tiranën (2022), luan prej pak muajsh me Hermannstadt, Rumani. Ku ka dhe një vit kontratë.

Megjithatë, aventura e Limajt në futbollin rumun do të përfundojë shpejt. Ballkani do të paguajë rreth 30 mijë euro për shërbimet e lojtarit, ndërkohë që klubi rumun tentoi deri në fund të mbante dhe një përqindje të kartonit të lojtarit.

Limaj është aktivizuar tri sezone me Kukësin, duke fituar Kupën e Shqipërisë. Ndërkohë që në një edicion e gjysmë mbajti veshur fanellën e Tiranës. Me bardheblutë fitoi titullin dhe Superkupën e Shqipërisë.

26-vjeçari është formuar si futbollist në akademinë e Hamburg (Gjermani), ndërsa provoi edhe një eksperiencë me Horn (Austri). Përpara se të bëhej pjesë e Bylisit në Superiore.

Mesfushori ka pasaportë gjermane, megjithatë ai është nga Malisheva, zonë shumë pranë Therandës. E praktikisht do të jetë një kthim në shtëpi për të. Për Limajn do të ishte hera e parë që do të luante në kampionatin e Kosovës./ SuperSport


Top Channel

E MËPARSHME

Tronditet peshëngritja shqiptare, sërish një “kampion” me doping në garat ndërkombëtare

E ARDHSHME

“Talent, mentalitet, forcë dhe përvojë”, Howe “ngre në qiell” Tonalin