Autoritetet spanjolle marrin vendimin! Policia do të ketë leje për ta ndaluar një ndeshje, në rast të shfaqjeve të racizmit në fushë…

Autoritetet spanjole vijojnë të marrin masa për të zhdukur plagën e racizmit në futboll. Kjo sidomos pas “rastit Vinicius”, sulmuesit brazilian të Real Madridit, i cili ngjalli reagime në të gjitha nivelet, në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten më në fushat e futbollit në Spanjë.

Sipas të përditshmes “El Pais”, Ministria e Brendshme spanjolle ka përgatitur një sërë masash, që forcojnë rolin e policesë dhe forcave të sigurisë në ngjarje të tilla. Kështu që tani e tutje përfaqësuesit e policisë do të kenë fuqinë, që në rast të incidenteve të reja raciste apo ksenofobike, t’i kërkojnë arbitrit ndërprerjen e përkohshme, ose përfundimisht të ndeshjes përkatëse.

Vinicius Junior, 22 vjeç, ishte shënjestër e ofendimeve raciste disa herë gjatë edicionit të fundit të kampionatit spanjol të futbollit, herën e fundit në fund të majit, në ndeshjen që luajti kundër Real Madridit në Valencia, në stadiumin Mestalla.

Incidenti i fundit racist që përfshin sulmuesin e Real Madrid ra në vëmendjen e gjyqësorit spanjol, por u bë gjithashtu një çështje politike, duke përfshirë edhe presidentin brazilian Luiz Inacio Lula da Silva dhe kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, ndër të tjera, të cilët kritikuan ashpër abuzimet kundër futbollistit brazilian.

Presidenti i federatës ndërkombëtare, Gianni Infantino, ka njoftuar në mesin e muajit të kaluar se Vinicius Junior do të drejtojë një komision të posaçëm të FIFA-s kundër racizmit, të përbërë nga lojtarë që do të propozojnë sanksione më të rënda për sjellje diskriminuese në futboll.

E MËPARSHME

LAJMI I FUNDIT: Sërish doping në peshëngritjen shqiptare!

E ARDHSHME

Era Istrefi konfirmon lidhjen me kapitenin e kombëtares së Kosovës, dalin fotot bashkë