Ja kur pritet që Xhaka t’i bashkohet Bayer Leverkusenit

Granit Xhaka është ende në pritje të kompletimit të transferimit te Bayer Leverkuseni.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se transferimi i kosovarit do të kompletohet sapo Declan Rice t’i bashkohet Arsenalit.

Xhaka ka marrëveshje me Bayer Leverkusenin që nga muaji maj, ashtu siç klubi gjerman ka marrëveshje edhe me Arsenalin.

30-vjeçari është pajtuar për një kontratë katër-vjeçare me klubin nga Bundesliga.

Arsenali po punon që të mbyllë marrëveshjen për transferimin e Rice nga West Ham United dhe është afër për ta bërë një gjë të tillë.

Nëse gjithçka shkon siç duhet, reprezentuesi i Zvicrës do të marrë dritën jeshile nga “Topçinjtë” për t’u larguar dhe zyrtarizuar te Bayer Leverkuseni. /Gazeta Express/

E MËPARSHME

“Jam i varur nga trofetë” – Osimhen: Kam fituar një nga titujt më prestigjioz në botë

E ARDHSHME

LAJMI I FUNDIT: Sërish doping në peshëngritjen shqiptare!