“Lajmëroni shokët”/ Pas Dokës, Tirana prezanton rikthimin e shumëpritur në kryeqytet

“Lajmëroni shokët”, kështu e njofton Tirana rikthimin e Erjon Hoxhallarit me ngjyrat bardheblu.

Prej kohësh flitej për një akord të mbrojtësit me kryeqytetasit dhe tashmë gjithçka ka marrë formë zyrtare me Hoxhallarin që do të jetë pjesë e 26-herë Kampionëve të Shqipërisë për ndeshjet e Kupave të Europës, por edhe për kampionatin e sezonit të ardhshëm.

Pas një aventure njëvjeçare në Rumani në radhët e skuadrës UTA Arad, 27-vjeçari rikthehet në shtëpi për të dhënë sërish kontributin në organikën e trajnerit Orges Shehi. Një rikthim me shumë vlera për Tiranën duke qenë se Hoxhallari ishte kapiten i kryeqytetasve para se të largohej dhe ashtu si Albi Doka e njohin mjaft mirë ambientin bardheblu teksa synimi është të rikthejnë skuadrën te titulli kampion.

Hoxhallari shndërrohet në përforcimin numër shtatë për Tiranën në këtë sesion të merkatos teksa më herë bardheblutë kanë zyrtarizuar portierin Gentian Selmani, mbrojtësit Gledi Mici e Albi Doka, mesfushorin Fjoart Jonuzi si dhe dy sulmuesit Liridon Latifi e Kaina Nunez. Tirana konfirmohet si një nga skuadrat më aktive në këtë merkato, teksa në vijim priten edhe të tjera lëvizje në kampin kryeqytetas./ Supersport


Top Channel

E MËPARSHME

Në gjurmët e kampionëve/ Franko Burraj kërkon suksesin si Gega dhe Smajlaj

E ARDHSHME

Kabranov: Mickoski me diktaturë drejton VMRO, asnjë lider tjetër nuk ka qenë si ky