“Masat” e LDK-së dhe PDK-së ndaj Qeverisë, vjen reagimi i parë nga VV-ja

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka reaguar pasi LDK ka vendosur ta bojkotojë punën e Kuvendit, për shkak të masave që BE vendosi ndaj Kosovës, ndërsa PDK ka vendosur ta pezullojë komunikimin me Kurtin e Osmanin dhe të mos votojë asgjë në Kuvend, raporton Gazeta Blic.

Basha përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me opozitën, duke thënë se janë fantastik, sikur t’i mësonte ai, nuk do të dinte aq keq.

Postimi i tij i plotë:

Po m’pëlqen se si opozita të gjithë njëzëri po i kërkojnë Kryeministrit,

“𝗢 𝗹ë𝘀𝗵𝗼 𝗽𝗲 𝗻ë 𝗩𝗲𝗿𝗶, 𝗼 𝗹ë𝘀𝗵𝗼𝗷𝗲 𝗤𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶𝗻ë.”

Jeni fantastik, që me ju pas mësu vet, nuk kisha ditë kaq keq!

E MËPARSHME

Italia kërkon de-përshkallëzim Kosovë-Serbi dhe zbatim të marrëveshjes së Ohrit

E ARDHSHME

PDK-ja pezullon komunikimin me Kurtin e Osmanin