Tronditet peshëngritja shqiptare, sërish një “kampion” me doping në garat ndërkombëtare

Peshëngritja shqiptare pëson një tjetër goditje dopingu dhe këtë herë është një emër jo i panjohur, Daniel Godelli, ndonëse prek shumë vitesh larg formës së tij saktësisht prej 9 vitesh pa ndonjë rezultat ndërkombëtar, ka dyshime të forta për pozitivitet në Europianin e fundit ku mori pjesë në vitin 2023.

Sipas agjencisë ndërkombëtare të testimeve ITA, në testin antidoping të peshëngritësit shqiptarë nga Peqini është gjetur gjurmë të SARM, një medikament që përdorin në bodybuilding si alternativë të steroideve anabolik.

SARM është i ndaluar dhe konsiderohet sindoping që nga viti 2008 nga Agjencia Botërore e Antidoping (WADA), ndërkohë që rasti i parë i kapur me këtë lloj substance ishte në vitin 2013, çiklisti Rus Nikita Novikov.

Ky është rasti i dytë inpozitivitetit nëse konfirmohet zyrtarisht për Godellim pas atij të 2014-s ku u shpall kampion bote bashkë me Romela Begajn e te dy rezultuan pozitiv.


Top Channel

E MËPARSHME

Messi “zbulon” Amerikën/ Detajet e kontratës së argjentinasit i cili do të paguhet mbi 50 milion në vit

E ARDHSHME

30 mijë € investim, Ballkani blen ish-mesfushorin e Tiranës