Zyra e presidentes tregon se nesër Osmani do të takohet me Lajçakun

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, nesër do të jetë për vizitë në Kosovë.

Këtë e ka kumtuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi mes Osmanit dhe Lajçakut fillon në ora 15:00.

Para kësaj, Osmani do ta pret në takim, kryeministrin e Holandës, Mark Rutte si dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

Tema kryesore pritet të jetë situata në Veriun e Kosovës.

E MËPARSHME

Prigozhin thyen heshtjen, publikohet audio incizimi i ri i kreut të grupit mercenar rus Wagner

E ARDHSHME

Italia kërkon de-përshkallëzim Kosovë-Serbi dhe zbatim të marrëveshjes së Ohrit