BDI: VMRO DPMNE të përkulet para Kullës Përkujtimore në Sllupçan

VMRO DPMNE, në vend që të fundoset për çdo ditë në sentimentin antishqiptar dhe antieuropian, duhet të mbështesë Maqedoninë europiane dhe ndryshimet kushtetuese.

Në vend që të shqetësohet për BDI-në, duhet të shqetësohet për Maqedoninë e Veriut.

Në vend që Mickoski t’u japë udhëzime kryetarëve të komunave të tij që të mos lëshojnë leje ndërtimi dhe vërtetime për procedura ligjore legalizimi për shqiptarët, në vend që të ndalojë dhënien e punëve për kompanitë shqiptare, le të lejojë që deputetët e tij të votojnë sipas bindjes së tyre.

Në vend që të nxjerrë foto të rralla arkivore të tij me uniformë maskimi me kallashnikov të zbrazur dhe me gra e fëmijë në përcjellje për në shërbim ushtarak, ai duhet të përkthejë faqen e partisë edhe në shqip.

Në vend që të thërrasë për luftë në mes të Kuvendit para gjithë opinionit, ai duhet të tregojë virtyt dhe të përkulet para Kullës Përkujtimore në Sllupçan.

E MËPARSHME

Ibrahimaj: Rritja ekonomike në tre muajt e fundit ishte 2.7%, kryeson sektori i ndërtimit

E ARDHSHME

Po vinin për një dasmë në Shqipëri, ndërroi jetë vajza 6-vjeçe e familjes shqiptare që u aksidentua në Bolonja