Drin Ahmeti i kundërpërgjigjet VMRO DPMNE-së

Biznesmeni i ri Drin Ahmeti sot përmes një postimi në rrjetet sociale i është kundërpërgjigjur me fakte VMRO DPMNE-së mbi lajmet dhe akuzat e fundit të adresuara tek ai.

Madje, Ahmeti ka adresuar edhe shkresa tek institucionet kompetente për të dëshmuar se puna që po bën ai është e pastër.

Duke ndjekur zhvillimet e fundit dhe uraganin mediatik kundrejt meje dhe lidhjeve të pabaza me Politikën, akuzave e shpifjeve te opozitës që ushqejnë qytetarët me urrejtje dhe mllef, unë dhe kompania ime kemi ftuar institucionet shtetrore të hetojnë rastin, që mund t’i verifikoni me numrat e arkivës dhe në institucionet e përmendura, shkruan mes tjerash Ahmeti në postimin e tij.

Ai përmes një postimi në Facebook ka dhënë sqarime në detaje për gjithë “zhurmën” mediatike që është bërë kundrejt tij duke e ndërlidhur edhe politikisht me liderin e BDI-së Ali Ahmeti, pasi ky i fundit është xhaxhi i tij.

Në vazhdim postimi i plotë i Drin Ahmetit.

Të dashur miq,
Duke ndjekur zhvillimet e fundit dhe uraganin mediatik kundrejt meje dhe lidhjeve të pabaza me Politikën, akuzave e shpifjeve te opozitës që ushqejnë qytetarët me urrejtje dhe mllef, unë dhe kompania ime kemi ftuar institucionet shtetrore të hetojnë rastin, që mund t’i verifikoni me numrat e arkivës dhe në institucionet e përmendura. Për të sqaruar opinionin edhe një gjë që u nxorr nga konteksti se kinse ne (Thor Industries) kemi paguar 0 € për blerjen e Soravia Invest dhe Soravia Management është një tjetër farsë mediatike, ngaqë shumë qartë në Press Konferencë u sqarua se ne përvec se kemi marrë përsipër obligimet ekzistuese të së dy kompanive, gjithashtu kemi linjë kreditore 6.000.000 të huazuara nga banka së bashku me partnerët, dhe deri më tani kemi kryer pagesën në formën e letrës së garancionit prej 3.000.000 €, dhe sa i takon kontekstit të 0 € është se asnjë nga këto mjete deri më tani të shpenzuara për transakcionin nuk kanë ardhur nga aktiviteti i Thor Industries dhe grupit të kompanive ku jam unë pronarë ose ndonjërit nga partnerët e mi, që ishte përgjigja ndaj mediumeve rreth preardhjes së kapitalit në këtë transakcion.
Ju faleminderit,
I juaji
Drin Ahmeti
E MËPARSHME

Edona Mirakaj një histori suksesi me “Bestfertility” në Gjermani dhe më gjërë

E ARDHSHME

Kronikë gëzimi për ardhjen e Klintonit