Gjilani gjen portier në Superiore, e merr në huazim për Europën

Gjilani gjen portier në Kategorinë Superiore. Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro ka arritur marrëveshjen me Kukësin për të marrë në huazim portierin Angelo Tafas.

SuperSport mëson se palët kanë rënë dakord për huazimin e Tafas te gjilanasit vetëm për ndeshjet europiane, teksa pritet që gardiani të vihet nën urdhrat e trajnerit Klodian Duro.

Kështu Tafas do të marrë vendin e Enea Koliçit, i cili u largua nga Gjilani për t’u bashkuar me kampionin e Kosovës, Ballkanin, pasi ishte i përzgjedhuri i trajnerit Ilir Daja për portën.

E MËPARSHME

Ahmeti priti në takim ambasadorin japonez, Otsuka Kazuya

E ARDHSHME

“Ajo o flakë”, projekti veror i Kujtës po ndez atmosferën