BDI: VMRO është fabrikë për lajme të rrejshme dhe propagandë gebelsiane

VMRO DPMNE-ja opozitare tashmë me vite është shndërruar në fabrikë lajmesh të rrejshme dhe propagandë që i ngjason asaj të Gebelsit, ku krijojnë një çështje inekzistente dhe e përsërisin derisa edhe ata vetë fillojnë ta besojnë.

Lajme të rrejshme për gjuhën shqipe, lajme të rrejshme për migrantët, për marrëveshjen e Prespës, për bullgarizim, për inflacionin, për Korridorin 8, për krizën energjetike, për pandeminë, për Danella Arsovskën, për gjoja korrupsion, si dhe shumë tema të tjera.

Përveç lajmeve të rrejshme, VMRO-ja paralajmëroi qartë dhe zëshëm se i injoron të gjitha këshillat dhe përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për vazhdimin e rrugës europiane të vendit tonë.

VMRO DPMNE planifikon të izolojë vendin dhe të kthejë shtetin e kapur.

Bashkimi Demokratik për Integrim u bën thirrje të gjitha partive politike që të nënshkruajnë një iniciativë pranë Prokurorisë Publike, si dhe institucioneve ndërkombëtare për hetim të plotë të të gjithë zyrtarëve tanë, pushtet dhe opozitë, në 20 vitet e fundit, si dhe të mbështesin vetting të plotë në politikë, gjyqësor dhe prokurori.

E MËPARSHME

“Ajo o flakë”, projekti veror i Kujtës po ndez atmosferën

E ARDHSHME

Tre rrugë në komunën e Zhelinës nga ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Sulejmani: Premtimi është amanet!