Kreu i Sarajit, Bexheti priti në takim kryetarin e Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi

Gjatë ditës së sotme, kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti ka pritur në takim Mehmet Ballazhin, kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, nën një frymë atdhedashurie, por edhe e punës që reflektohej në pritjen e ngrohtë që u bë nga ana e kryetarit Bexheti.

Kisha nderin që sot në hapësirat e Komunës së Sarajit të mirëpres në takim Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit nga Republika e Kosovës, njëherit edhe mikun tim, z. Mehmet Ballazhi, si dhe z. Avni Hasallari, kontribues i shquar i kauzës kombëtare shqipëtare.

Gjatë takimit kishim bisedë miqësore dhe shumë konstruktive, ku diskutuam rreth shkëmbimit të përvojave komunale administrative, mundësive për bashkëpunime komunale ndërkufitrare dhe projekte tjera të përbashkëta me interes publik që kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës në dy komunat tona, ka shkruar mes tjerash Bexheti.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=812617210546508&set=pcb.812617237213172
E MËPARSHME

“Yeo Teknoloji” emëroi Muhammed Topal drejtor të zhvillimit të biznesit dhe shitjeve në Ballkan

E ARDHSHME

Rozeta Hajdari dorëzon padi pas publikimit të audio-incizimeve për grurin