Edhe 4 ditë fillon shkolla, ministri Shaqiri me porosi për prindërit dhe nxënësit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se edhe katër ditë fillon procesi arsimor për shkollat fillore dhe të mesme.

Përmes këtyre postimeve, ministri Shaqiri ka dhënë mesazhe për nxënësit dhe prindërit.

Edhe 4️⃣ ditë!
🗨Porosia ime: 👨‍👩‍👧‍👦👨‍👦👩‍👦Prindër të respektuar, bisedat e juaja para fëmijëve për 🏢shkollën, 👩‍🏫👨‍🏫kuadrin mësimor në shkollë, janë pikënisja e sjelljes së fëmijës tuaj në shkollë.
🔙E mbani mend fjalinë e prindërve tanë kur ne ishim nxënës: “Ndëgjoje mësuesen/in! Është prindi i dytë për ty!”.
🔛Le të vazhdojë ky frymëzim edhe tani, sepse autoriteti i shkollës ndihmon në suksesin e nxënësit e këtë autoritet e ndërtoni edhe ju prindërit me biseda pozitive para fëmijëve kur temë janë shkolla dhe kuadri arsimor.
👫Nxënësit janë ardhmëria jonë dhe pa hamendje ata duhet të jenë në qendër të vëmendjes për të gjithë ne.
https://www.facebook.com/100063912635864/posts/pfbid02tFgytyRaNDoWMZALcowzowvzS3AfiZWQUvb3Xnu2dLwD7rEMUCtJGGDzp9LQK1jXl/?mibextid=Nif5oz
E MËPARSHME

Osmani- Rama: Do e bëjmë Evropë!

E ARDHSHME

Mit apo e vërtetë – Sa dini për nikotinën?