Indrit Çullhaj, shkëlqen në kampionatin Ballkanik

𝗖𝗵𝗮𝗺𝗽𝗶𝗼𝗻𝘀𝗵𝗶𝗽 𝟮𝟬𝟮𝟯 -𝟳𝟯 𝗞𝗴

Indrit Çullhaj, djaloshi që po na bën krenar gjithë shqiptarëve zuri vendin e tretë duke kaluar kështu tre xhirot e para dhe pëson një humbje, kjo humbje ishte një dyluftim i fortë midis kampionit aktual të Europës Akil Gjakova.

Kjo bëri që Indriti të ndeshet për medalje Bronzi me xhudistin turk Soner Kumtas dhe të rrëmbejë medaljen e bronzit ndaj tij.

Nje perfomancë dinjitoze në këtë gare për Çullhajn.

Në fund të muajit më datë 30 shtator, Indriti do të ndeshet në Pragë, European Open.

Një garë që shërben për të mbledhur pikë olimpike për – Paris 2024.

Po si erdhën sukseset për djaloshin e pashëm?

Sportisti nga Tirana, Indrit Cullhaj, ka bërë krenarë së pari veten, familjen dhe sigurisht të gjithë shqiptarët me çmimet dhe medaljet e shumta të fituara si xhudist.

I ri, i pashëm, shumë punëtor e plot pasion dhe synime.

Indriti është një nga ato personazhe që punon dhe nuk kërkon vëmendje, por vëmendja e do atë.

Në një intervistë për mediat shqiptare sportisti i njohur ka rrëfyer një storie ndryshe mbi veten dhe sportin, që e ka shumë për zemër.

Duke folur mbi sukseset, ai thotë se të gjitha ia dedikon familjes kryesisht, nënës dhe krejt shqiptarëve kudo që janë.

E MËPARSHME

Mit apo e vërtetë – Sa dini për nikotinën?

E ARDHSHME

Shaqiri: Nxënësit shqiptar në Veles dhe Çashkë do mësojnë në gjuhën amtare siç e garanton ligji dhe Kushtetuta