Alternativa ndez motorët në Çair

Dega e Alternativës në Çair ka zhvilluar mbledhjen e radhës, me prezencën e funksionarëve të lartë të partisë dhe nën udhëheqjen e kryetarit të degës së Çairit, Faton Fazliu.

Përveç kryesisë së degës dhe të nëndegëve, në mbledhjen morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm Zeqirija Ibrahimi, Nënkryetari Bekim Sali, këshilltarët në Komunën e Çairit dhe aktivistë të partisë.

Në mbledhje u diskutua situata aktuale politike, organizimi i brendshëm dhe funksionimi i Frontit Opozitar.

Kryetari i degës Faton Fazliu paralajmëroi lajme të mira së shpejti.

“Vazhdon puna e Degës së Çairit. Së shpejti me lajme edhe më të mira…”, publikoi Fazliu në rrjetin social Facebook.

Alternativa është pjesë e Frontit Opozitar, bashkë me Lëvizjen Besa dhe Lëvizjen Demokratike të Izet Mexhitit. Ky koalicion, sipas të gjitha sondazheve, shihet si konkurrent kryesor për të mundur BDI-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

E MËPARSHME

Bianca Junzell për herë të parë zbulon anën tjetër të saj: Do doja ta riktheja në jetë babanë tim…

E ARDHSHME

Bekim Sali me fakt shpartallon ministrin Lloga: Deputetët e ASH-së duke qenë në opozitë kanë votuar për ndryshimet në Kodin Penal!