Si një yll i vërtetë, Vjosa Shehu shkëlqeu në Festivalin e Këngës në RTK, i rikthehet fuqishëm muzikës

Këngëtarja e njohur Vjosa Shehu, i është rikthyer skenës pas një pauze relativisht të gjatë. Ajo kishte zgjedhur pikërisht Festivalin e Këngës në RTK, i cili u organizua për herë të parë në Kosovë, që të paraqitet me këngën “Vetes”, ku shkëlqeu si me interpretim poashtu dhe me paraqitje.

Vjosa e këndoi këngën me pasion, duke ua dedikuar të gjithë atyre që kanë përjetuar abuzime dhe janë përballur me përçmim, por në fund gjetën forcën për tu ringjallur dhe për të vazhduar. Muzikën e kompozuan Lorenzo Kobina dhe Junior Akwety, ndërsa tekstin e këngës e shkroi vetë ajo. Vjosa Shehu, vite më parë preku tregun belg me këngën “Trance me up” derisa ky rikthim do jetë i fuqishëm për të.

E MËPARSHME

Granit Kuleta shpalllet kampion në -100kg dhe kampion apsolut në bodybuilding

E ARDHSHME

Zëvendës drejtori Nura gjatë vizitës në Zvicër, takon dhe ambasadorin Demiri