Drejtori Abduramani pjesëmarës në Kongresin e 7-të të Radiologjisë

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Asaf Abduramani sot ka qenë pjesëmarës me fjalë përshëndetëse në Kongresin e 7-të të Radiologjisë që mbahet në Shkup.

Kongreset e tilla mundësojnë zhvillimin e përgjithshëm të Radiologjisë dhe ngritjen profesionale në këtë drejtim duke shkëmbyer përvojat dhe atributet shkencore, është shprehur mes tjerash drejtori Abduramani.

I nderuar me pjesëmarrje dhe fjalim përshëndetës-profesional në Kongresin e 7 të Radiologjisë në Shkup. Pjesëmarrja e figurave eminente ndërkombëtare dhe përmbajtja shkencore e madhështuan Kongresin. Radiologjia është një oqean më vete andaj targetin kryesorë e vendosëm mbi procedurat diagnostike si një mekanizëm fillestarë për detektim dhe intervenim. Kongreset e tilla mundësojnë zhvillimin e përgjithshëm të Radiologjisë dhe ngritjen profesionale në këtë drejtim duke shkëmbyer përvojat dhe atributet shkencore.

E MËPARSHME

Themelohet Këshill Koordinues nën udhëheqjen e deputetit Hysni Ismaili

E ARDHSHME

Vuani nga Diabeti? Medinglobe ka zgjidhje për ju, lexoni detajet