Edhe një tjetër bulevard në Shkup merr pamje moderne

Është realizuar edhe një premtim tjetër nga programi Shkupi modern, është rikonstruktuar rruga Nikolla Karev nga kryqëzimi me bulevardin Kuzman Josifovski Pitu deri në kryqëzimin me rrugën Gjuro Gjonoviq.

Vetëm një javë pas fillimit të punimeve në rrugën Nikolla Karev në qendër të Shkupit, e cila ishte në gjendje të keqe, është rikonstruktuar tërësisht. Kemi punuar me dinamikë të përshpejtuar për të shmangur krijimin e bllokimit të trafikut në këtë pjesë të qytetit, duke pasur parasysh faktin se është një rrugë e frekuentuar që lidh disa rrugë kryesore dhe ndodhet në afërsi të stacionit të autobusëve dhe hekurudhave ndërqytete. Me realizimin e këtij projekti përmbushim edhe një premtim nga programi “Për Shkupin modern”, sepse nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të përfshirë në program janë prioriteti ynë.

Në rrugën “Nikolla Karev” është bërë rikonstruksioni i rrugës në një sipërfaqe prej rreth 3800 metrash katrorë, u rrafshuan pusetat dhe kanalizimet, si dhe u vendos sinjalistika përkatëse horizontale dhe vertikale. Punët ndërtimore i kryen ekipet e ndërmarrjes publike “Rrugë dhe rrugica” Shkup.

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=668762571987567&id=100065614894838

E MËPARSHME

Vushe Mjaki vjen me një tjetër hit për fundvit (Video)

E ARDHSHME

Kryqi, Bilall Kasami dhe “Popova Sapka”