Koordinatori i zgjedhjeve të Forumit rinor të BDI-së, Festim Halili fillon aktivitetet

Koordinatori i zgjedhjeve të Forumit rinor të BDI-së njëherit edhe nënkryetar i degës Festim Halili ka filluar aktivitetet për organizimin e zgjedhjeve të rregullta të Forumit rinor në kuadër të kësaj partie.

Postimi:

Në mbledhjen e mbajtur me kryetarët e Këshillave vendor dhe të forumeve rinore, komisioni i degës së BDI-së në Tetovë po fillon organizimin e zgjedhjeve të rregullta të Forumit Rinor.

Ftojmë gjithë të rinjtë nga Tetova, që të jenë aktiv në politikbërje dhe vendimarrje, që deri më 01 Dhjetor të antarsohen në forumin rinor, online ose me fletanatarsime. Njëherit, ato të cilat kanë ambicje lidershipi, të kandidojnë për strukturat e forumeve rinore në nivel të këshillave vendor dhe të degës së forumit rinor.

Më tej, antarët e forumit rinor do të kenë mundësi që të marrin pjesë në seminare dhe trajnime të organizuara nga Instituti i partisë. Njëherit, do të informohen për mundësi të bursave të ndryshme, punëve praktike, aktiviteteve të ndryshme në komunitet etj.

Antarsohu edhe ti, bëhu pjesë e familjes së madhe të BDI-së.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=10161822203006833&set=a.225103591832
E MËPARSHME

Kryqi, Bilall Kasami dhe “Popova Sapka”

E ARDHSHME

Drejtori Rustemi inspekton punimet për pastrimin e kanaleve përgjatë Korridorit 8 dhe 10