Halili: BDI njihet si parti që then tabutë, Kryeministri shqiptar është arritja jonë e radhës…

Nënkryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Festim Halili para rinistëve tetovarë sonte tha se BDI nuk është vetëm një organizatë politike, por është mision kombëtar, teksa lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti është lider që jetëson idealet me sukses.

Halili ndër të tjera tha se rinia e BDI-së ndër vite ka dëshmuar se ka kuadro të aftë për të udhëhequr me pozita të rëndësishme shtetërore dhe të thejnë paragjykimet dhe tabutë e krijuara ndër vite.

“Po ndjehet energjia rinore që ndodhet në këtë sallë sonte. Po thuhet në opinion se BDI nuk është vetëm parti politike dhe Ali Ahmeti jo vetëm kryetar, e vërtëtë, BDI është mision dhe Ahmeti një lider motivues dhe me ideale. Dikur mbaj mend si fëmijë se nëpër rrugët e Tetovës shihja tankse e policë që nuk lejonin asgjë shqip, mirëpo ndër vite falë Ali Ahmetit, falë politikavë të barazisë në Tetovë kemi dy Universitete, flasim e ligjërojmë shqip.  BDI mision e ka pasur gjithmonë rininë, ndaj gjithmonë të rinjëve u ka besuar pozita të rëndësishmë shtetërore dhe e kemi dëshmuar se kemi profile të mrekullueshme që udhëheqin suksesshëm. BDI njihet si parti e cila then tabu dhe vendos standarde të reja shtetërore. Kemi pasur ministra, kryetar kuvendi e tashmë kemi dhe kryeministrin e parë”, deklaroi Halili.

E MËPARSHME

Rustemi: BDI është derë e hapur e rinisë, ne garojmë me program cilësor e jo me urrejtje ndaj të tjerëve…

E ARDHSHME

Ahmeti: Gjithmonë të bashkuar ndjekim hapat e vizionarit tonë, Ali Ahmeti