Rufi Osmani shfaqet së bashku me Arben Taravarin

Të shtunën është shënuar Dita e Komunës së Gostivarit. Në këtë manifestim kryetri i komunës, Arben Taravari së bashku me ekipin e tij kanë nderuar personalitete të ndryshëm gostivaras për arritje vendore dhe ndërkombëtare.

Ngjarja ishte e veçantë sepse kishte mirënjohje për personalitetet që kanë kontribuar në arsim dhe që kanë investuar në dije.

Mësuesja Lirie Ismaili u shpall qytetare nderi, për të cilën Taravari shprehu mirënjohje të veçantë.

“Ky event i madh nuk kishte si të kalonte pa momentin që të shpallet qytetare nderi një personalitet shumë i çmuar, veprimtaria e së cilës ka lënë gjurmë të pashlyeshme në sferën e arsimit, ka përcjellë gjenerata e gjenerata, duke kontribuar në rrugëtimin e dijes. Këtë më së miri me veprimtarinë dhe angazhimin e saj e dëshmon mësuesja Lirie Ismaili, të cilën e kemi shpallur Qytetare nderi dhe i kemi dhuruar Çelësin e qytetit.
Mirënjohje ndamë për shoqata dhe personalitete për kontributin e dhënë në fushën e humanizmit; në sport dhe promovimin e sportit; në kujdesin e dhënë për fëmijët me autizëm; promovimin e të rinjve të qytetit dhe për tifo-grupin më të mirë të qytetit “Kastriotët” për kontributin e dhënë në fushën e humanizmit, sportit, traditës.
Rroftë Gostivari! Zoti e pastë Gjithnjë në Dritën e Tij çdo gostivaras, dhe ashtu si thonin gjyshërit tanë: Gostivari, Gostivari ndër qytetet më i pari!”, deklaroi kryetari i komunës Arben Taravari.

Në këtë ngjarje, përpos personaliteteve të shumta ishte edhe Profesori i njohur, Rufi Osmani.

E MËPARSHME

Grubi: Me liderin që bën presidentë, kryeministra e kryeparlamentar

E ARDHSHME

Driton Halimi do të garojë në nivel botëror