Si tentuan Mexhiti, Gashi dhe Kasami të reklamohen me ri-emërtimin e rrugës “Mehmet Gega” që kaloi me “aminin” e Qeverisë dhe Danella Arsovskës

Ditën e djeshme krerët e tre partive politike, Izet Mexhiti, LD, Bilall Kasami, BESA dhe Afrim Gashi, Alternativa dolën dhe vendosën tabelën me emrin, Mehmet Gega në një rrugë të Çairit, duke tentuar të marrin meritat për gjoja se ata kanë marrë vendim për ri-emërtimin e rrugës.

Por, në të vërtetë, vendimin për ri-emërtimin e rrugës, “Mehmet Gega” në Çair e ka marrë Këshilli dhe kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, emri në fjalë, që është në listën e shumë emrave të tjerë është miratuar edhe nga ana e Qeverisë.

Vendimi i cili është edhe në dokumentet zyrtare të Qytetit të Shkupit dhe Qeverisë, të cilin indeks.mk e ka siguruar flet se edhe shumë rrugë tjera që mbajnë emrat e veprimtarëve shqiptarë, kanë marrë “aminin” e Qeverisë dhe Arsovskës.

Me këtë veprim, Mexhiti, Gashi e Kasami dëshmojnë se janë vetëm, reklamues të punës të kryer zyrtarisht nga të tjerët.

E MËPARSHME

Driton Halimi do të garojë në nivel botëror

E ARDHSHME

Festim Halili: Në Xhermë kryetar të Forumit rinor zgjodhëm Shkëlqim Rushanin kurse Lulzim Ismailin në Çarshi të Epërme