Lëvizja Populli e Zejdit themeloi degën e saj në Dibër

Në suaza të strukturimit partiak, sonte Lëvizja POPULLI vendosi themelet e saj në Komunën e Dibrës, ku u bë edhe zgjedhja e kryetarit të degës. Valdrin Delishi me propozim të Këshillit Nismëtar u propozua për kryetar dege, dhe me aklamacion u zgjodh kryetar.

Fjalë rasti pati anëtarja e kuvendit qendror të Lëvizjes POPULLI, z-nja Merjeme Ramadani. Poashtu fjalë rasti pati edhe kryetari i Lëvizja POPULLI z. Skender Rexhepi – Zejdi i cili mbajti një fjalim para të pranishmëve, ku dhe shpalosi idenë politike të lëvizjes sonë.

Edhe përskaj migracionit i cili është i theksuar në Dibër, prezenca masovike e qytetarëve të Dibrës është tregues i qartë se këto njerëz e përqafuan platformën politike të lëvizjes sonë, Lëvizjes POPULLI.

Me këtë rast, Lëvizja POPULLI përmbylli këtë vit me themelimin e strukturave në Dibër, ku në vitin që vijon do të vazhdojë që të kompletojë strukturimin në të gjithë qytetet dhe vendet ku ka shqiptarë.

E MËPARSHME

Drejtori gjeneral i ShA MEPSO, Zudi Enuz lansoi largpërçuesin që lidh trafot në Veles dhe Ovçe Pole

E ARDHSHME

Në një pjesëmarrje masive/ Festim Halili: Reçica e Vogël 1 zgjodhi Saqip Lokin për kryetar të Forumit Rinor