Drejtori Selami raporton për të arriturat e vitit 2023 në Byronë për Metrologji

Të nderuar,

Vitin që po lëmë pas ishte një vit me plot sfida për ne!

Fillimisht deri sa isha zëvendësdrejtor në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, u arrit një mision i yni për propozim ndryshimin e Ligjit të DAP për të cilin dhamë shumë mund dhe punë dhe në prill të këtij viti i njëjti u miratua në Kuvendin e RMV-së. Me të njëjtin ligj, përveç që përmbushëm standardet Evropiane, ligji mundëson edhe ndryshimin e statusit të nëpunësve shtetërorë në nëpunës tatimorë, që do të thotë avansime dhe paga më të larta për të punësuarit në DAP.

Me ardhjen tonë në Byronë për Metrologji, pasi riorganizuam administratën e Byrosë, fillimisht;

▶️Formuam ekip që do të punoj në Ligjin e ri për Metrologji, i cili do ti përmbush standardet Evropiane dhe do ti përforcon ingerencat tona si institucion i vetëm shtetëror që zbaton veprimtarinë e saj në sferën e metrologjisë.
✅️Ky ligj tani më ka draft versionin e tij dhe është në procedurë të marrjes së pëlqimeve nga institucionet tjera relevante dhe më pas do ti propozohet Qeverisë për sjelljen e tij.
▶️ Në aspektin e shërbimeve tona, ➡️mundësuam trajnime të ndryshme, ➡️konferenca ndërkombëtare,
➡️lidhëm marrëveshje me instutet në rajon, që nëpunësit tanë të shkëmbejnë përvojat dhe praktika të mira që do ti zbatojnë gjatë punës së tyre të përditshme në kuadër të ingerencave të tyre.
▶️Mundësuam transparencë maksimale për opinionin,
➡️promovuam laboratoritë tona ku kryejmë veprimtarinë tonë.
➡️Bashkë me ministrin Bekteshi vizituam një nga laboratoritë ku ne si institucion bëjmë verifikimin e njehësorëve të energjisë elektrike dhe apeluam qytetarët që të na drejtohen për të gjitha parregullsitë e evidentuara në lidhje me njehsorët e energjisë elektrike dhe të ujit.
▶️Mundësuam takime direkte me qytetarët për të eliminuar të gjitha pengesat në realizimin e punëve të tyre që kanë të bëjnë me institucionin tonë.
▶️Realizuam shumë takime me përfaqësues të institucioneve në vend për të nxit bashkëpunimin me institucionin tonë, që do të mundësojë shërbime më efikase për qytetarët, kompanitë dhë subjektet tjera.
✅️Në tërësi zbatuam Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
✅️Realizuam punësime të reja për të përforcuar kapacitetin tonë të shërbimeve dhe disa punësime tjera do të realizohen në ditët në vazhdim.
▶️Plani për punësim për vitin 2024 të cilin e kemi propozuar, gjithashtu parasheh ✔️punësime të reja të kuadrove profesionale, por edhe
✔️avansimin e të punësuarve që me vite punojnë në këtë institucion dhe kanë treguar rezultate në punën e tyre profesionale.
🔝Por ne nuk ndalemi këtu, kemi edhe shumë punë të tjera për të bërë, e që nuk arritëm ti realizojmë për 8 muajt që jemi në detyrë në Byronë për Metrologji.
✔️Uroj që edhe në vitin 2024 të na mbajë shëndeti i plotë dhe me fuqi të reja të realizojmë planet dhe synimet tona.

Të nderuar qytetarë, miq e dashamirë
Unë dhe ekipi im në Byronë për Metrologji, ju urojmë shëndet dhe mbarësi edhe në vitin që po na vjen!

Me respekt,
Abdul-Selam Selami
Drejror i Byrosë për Metrologji

E MËPARSHME

Albanian Post për Ali Ahmetin: Personalitet shqiptar i vitit 2023

E ARDHSHME

Drejtori Deari numëron sukseset e M-NAV për vitin 2023