25 vjetori i masakrës së Reçakut/ Ahmeti: Ishte këmbana që jehoi në mbarë botën 25 vite më parë

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot ka përkujtuar masakrën e Reçakut në 25 vjetorin e saj duke shkruar se beteja për liri, demokraci dhe pavarësi nuk ka përfunduar dhe sfidat për të drejtën vijojnë.

Postimi i plotë:

Reçaku ishte këmbana që jehoi në mbarë botën 25 vite më parë dhe zgjoi ndërgjegjen e botës së civilizuar për gjenocidin serb mbi popullin shqiptar në Kosovë.

Një çerek shekulli më pas, beteja jonë për liri, demokraci dhe pavarësi nuk ka përfunduar dhe sfidat tona për të drejtën tonë vijojnë.

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit shqiptar!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=913958613431595&set=a.465898708237590
E MËPARSHME

Osmani: Histeri e paparë për avancimin e shqiptarëve në diplomaci

E ARDHSHME

Drejtori Halili takon përfaqësues të Delegacionit të BE-së: Fillon zbatimi i IPA projektit “Green Business Facility”