Drejtori Halili mori pjesë në hapjen ceremoniale të Dialogut Programor Rajonal të Fondit të Gjelbër Klimatik (FGJK) për Europën Lindore dhe rajonin e Azisë Qendrore

DFIZHT Festim Halili sot mori pjesë në hapjen ceremoniale të Dialogut Programor Rajonal të Fondit të Gjelbër Klimatik (FGJK) për Evropën Lindore dhe rajonin e Azisë Qendrore, që po mbahet në Shkup.

FIZHT ka nisur procesin e akreditimit në Fondin e Gjelbër Klimatik, me çka do të jetë institucioni i parë shtetëror që do të akreditohet dhe do të ketë qasje të drejtpërdrejtë në instrumentet financiare të Fondit të Gjelbër Klimatik.

Me këtë hap, FIZHT përfshihet në mënyrë aktive në sfidën globale të përballjes me ndryshimet klimatike.

https://www.facebook.com/photo?fbid=970429391314194&set=pcb.970429447980855

E MËPARSHME

“Nuk mund të jem i lumtur kur shoh njerëz të pakënaqur rreth meje”, flet Maksim Dimitievski: I suksesshëm pa asnjë të afërt si krah në politikë

E ARDHSHME

Drejtori Halili takoi delegacionin e Fondit të Gjelbër Klimatik, të kryesuar nga Nonhlanhla Zindela