Gashi: Dalja e Zejdit nuk e ka dëmtuar Alternativën

I pyetur nëse dalja e Skender Rexhepit e ka dëmtuar partinë Alternativa, kryetari i AAA-së, Afrim Gashi tha se përkundrazi, dalja e tij e ka ndihmuar partinë dhe ka ngritur atë.

Sipas tij, në cdo sondazh që është bërë pas disa largimeve, kanë dalë shumë më mirë.

“Por nuk është me rëndësi, me rëndësi janë proceset jo individët. Nesër kushdo që mendon se është i rëndësishëm individualisht e ka gabim. Fuqia është të bashkimi, të subjekti politik, të koalicionet”, deklaroi kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në emisioni “Zoom”.

I pyetur edhe për raportet me Adnan Ismailin, Gashi tha se nuk ka ndonjë raport dhe se nuk është takuar më të kohën e fundit.

“Por nuk ka ndonjë problem, ai e ka veprimtarin e vet, ai nuk është në politik. Ajo çfarë flitet në opinion as dua ta komentoj, derisa nuk del dhe e pohon, por kur bëhet pjesë e jetës publike mund t’i diskutojmë gjërat”, shtoi më tej Gashi.

E MËPARSHME

Gashi: Koalicioni VLEN nuk dirigjohet nga askush, e kemi dijen dhe guximin për ta sjellë ndryshimin

E ARDHSHME

Grubi: Bashkë t’i themi JO Rusisë dhe PO Europës!